Vesho mallisti sulmon krerët e policisë pasi morën në pyetje bankomatin e tij Ben Relin për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi. Shantazh për të mos zbardhur ngjarjen

Kryesore

Publikuar: 03/06/2024

Vesho mallisti sulmon krerët e policisë pasi morën në pyetje bankomatin e tij Ben Relin për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi. Shantazh për të mos zbardhur ngjarjen

Elvi Fundo allias Vesho mallisti ka sulmuar sot krerët e Policisë së Shtetit, përmes një shkrimi psikik në teneqen e tij mediatike CNA.

Arsyeja e sulmit mediokër konsiston në faktin se Policia e Shtetit ka marrë në pyetje biznesmenin mashtrues Arben Reli në lidhje me sulmin kriminal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Mediat kanë rapotuar se Reli është një nga 8 trashgimtarët e pronës dhe ka folur për kontratën që ishte lidhur me avokatin. Detajet e dëshmisë së biznesmenit mbahen sekret.

Ndërkaq, Prapaskena paralajmëroi disa ditë më parë se personazhe të tjerë dyshohet se qëndrojnë pas Dritan Nanos, i identifikuar deri më tani si porositësi i sulmit kriminal ndaj Sokol Mëngjesit.

Përmes shkrimit kundër krerëve të policisë, Vesho synon të ndikojë që policia të mos zbardhë deri në fund krimin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi si dhe të mos verifikohet roli i Ben Relit.

Arsyeja se pse Vesho Mallisti sulmon dhe shpif ndaj policisë është se Ben Reli është një nga financuesit kryesorë të Vesho mallistit. Madje Ben Reli i ka ofruar Veshos edhe ambiente te pallati i tij te Kopshti Botanik për zyra të televizionit.

Biznesmeni i skeduar dhe i dënuar për mashtrim me pasoja të rënda, ndërtim pa leje dhe falsifikime, Arben Reli, zotëron 100 % të aksioneve të kompanisë MONTRELUX, me nipt (M03708001S), me adresë Korçë, Drenovë, Moravë, Qendra Turistike ”Mali Moravës”, nr.1.

Referuar transaksioneve bankare, në bazë të faturës së lëshuar në datë 28 prill 2023, Ben Reli, me anë të komapnisë së tij Montrelux, i ka kaluar Elvi Fundos 9.4 milionë lekë të vjetra ose rreth 9 mijë euro, përmes komapnisë City News Albania.

Në këmbim, Vesho përdor pusetën e tij mediatike për të shantazuar funksionarët publikë, për të mbrojtur veprimtarinë kriminale të Ben Relit.