Shembet një ndërtesë në Stamboll, disa persona të bllokuar nën rrënoja; shpëtohen 2 prej tyre

Aktualitet

Publikuar: 02/06/2024

Shembet një ndërtesë në Stamboll, disa persona të bllokuar nën rrënoja; shpëtohen 2 prej tyre

Një ndërtesë trekatëshe është shembur mëngjesin e sotëm në Turqi, në lagjen Kuçukçekmeze të Stambollit.

Mediat raportojnë se ka persona të të bllokuar nën rrënoja.

Ende nuk dihen arsyet e shembjes së ndërtesës, ndërsa polica ka nisur menjëherë hetimet.

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipe mjekësore.

Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit janë shpëtuar 2 persona të plagosur dhe puna vazhdon për nxjerrjen e personave të tjerë.

Gazetari i CNN TÜRK, Ümit Uzun tha se: ”ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Ekipet aktualisht po punojnë intensivisht. Ka informacione se dëgjohen zëra nën rrënoja”.

“Të dielën, më datë 02.06.2024, rreth orës 08.40, është shembur ndërtesa trekatëshe që ndodhet në kryqëzimin e rrugës Belediye dhe rrugës Geçit në lagjen Kartaltepe të rrethit Küçükçekmece.

Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh AFAD, ekipe kërkim-shpëtimi dhe mjekësore”, njoftoi qeveria turke.