Opozita kërkoi mocion për sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla rrëzon kërkesën

Aktualitet

Publikuar: 30/05/2024

Opozita kërkoi mocion për sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla rrëzon kërkesën

Kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet nga gazetarëve, është rrëzuar nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi sipas saj nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave.

“Kërkesa juaj konstatohet prima facie që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave.

Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.Ky qëndrim i kryeparlamentares, ka sjellë reagime nga opozita, duke shkaktuar përplasje.