Rrëzohet duke punuar nga shkallët e rafinerisë së naftës, 51-vjeçari përfundon në spital 

Kronike

Publikuar: 29/05/2024

Rrëzohet duke punuar nga shkallët e rafinerisë së naftës, 51-vjeçari përfundon në spital 

Një 51-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit pasditen e 29 majit.

Sipas policisë dyshohet se A. Rr., 51 vjeç, se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Teksa i plagosuri ndodhet në spital, policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të detajeve.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.