Prapaskena

Krim & Korrupsion

Skema / Dy punonjës së Bashkisë Himarë grabitje pronash me AMTP boshe, pasuritë publike e private kalojnë në pronësi të oligarkëve dhe figurave të krimit

Publikuar: 25/05/2024

Prapaskena është sinjalizuar për aplikimin e një skeme të re nga mafia e pronave me qëllim tjetërimin e pronave publike dhe private në jug të vendit.

Skema po zbatohet nga dy punonjës të Bashkisë Himarë, me funksion inxhinierë, Jako Ruçi dhe Lefter Xani.

Sipas denoncimit, Ruçi dhr Xani kanë një numër AMTP të paplotësuara, të cilat ua ofrojnë personave të ndryshëm për plotësim, në këmbim të shumave të mëdha parash.

AMTP-ja bosh plotësohet me të dhëna duke mundësuar akte false të marrjes së tokave në pronësi. AMTP-ja e plotësuar, kryesisht për prona publike, por edhe private, blihet nga oligarkë dhe figura të krimit të organizuar, me qëllim investimi me para të pista.

Sipas denoncimit, dyshja e Bashkisë Himarë ka finalizuar disa grabtije tokash kryesisht në Dhërmi.

Prapaskena ka denoncuar prej dy vitesh kupolën e Bashkisë së Himarës si koka e tjetërsimit të pronave në Dhërmi dhe më gjerë.

As arrestimi nga SPAK i kryebashkiakut Jorgo Goro, si një nga përfaqësuesit e mafies së pronave, bashkë me kreun e Kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, nuk e ka frenuar grabitjen e pronave në Dhërmi.

Sekuestrimi i një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë nga SPAK, pronë e tjetërsuar dhe që tashmë ishte kthyer në kantierin e ndërtimit të bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është vetëm maja e aisbergut.

Oligarkë, biznesmenë të dyshimtë dhe figura të krimit i janë turrur Dhërmiut.

Simboli i shkatërrimit dhe masakrimit të Dhërmiut është Lenc Gjikuria, një pupac dhe maskë e Sandër Frangajt.

Disa muaj më parë, Lenc Gjikuria dhe Sandër Frangaj kanë kryer një nga masakrat më të mëdha në Dhërmi, duke gërryer faqen e malit dhe krijuar një shesh ndërtimi në det, një krim ky me pasoaj të pariparueshme.

Krimi masiv mjedisor është kryer në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës. Kohë më parë 7 zyrtarë të Bashkisê Himarë Vasillaq Strakosha, Edmond  Marko, Pandeli Prifti, Zaho Bollano, Aleks Bifsha, Elton Marko dhe Irakli Gjiçali u arresruan për grabitje pronash me letra false.

Këta persona në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Kohë më parë janë arrestuar edhe ish-drejtori i drejtorsë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhi Gjika dhe specialisti i këtij institucioni Kreshnik Mino, si dhe shtetasit

Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli, Artur Duni, Andres Gjezo, Ilia Ruçi, Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka, Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko, Pavllo Xani, Epaminonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj, Antigoni Andruco etj., për grabitje pronash me letra false në plazhin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës.

Aksionet e pokurorisë dhe të policisë kanë qenë të shmuta, por tjetërsimi vijon.

Ndoshta do të duhet që SPAK të hapë një zyrë në Dhërmi për të shpëtuar atë që ka mbetur.



Më të lexuarat