Gjykata e Tiranës konfirmon masat e arrestit për nëntë “peshkaqenët e borxheve”

Aktualitet

Publikuar: 24/05/2024

Gjykata e Tiranës konfirmon masat e arrestit për nëntë “peshkaqenët e borxheve”

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për nëntë personat e arrestuar për skandalin me mikrokreditë.

Masa “Arrest në burg” është konfirmuar për Aldo Dakën, Albert Gegën, Edomnd Maton, Arben Meskutin, si dhe Alban Koten, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërsa, për Kejda Seferin, Elda Ibron, Alketa Tanushin dhe Jordisa Dervishin është konfirmuar masa “Arrest në shtëpi”.

Këtyre shtetasve, me detyrë përmbarues gjyqësor privat, iu është hequr licenca në vitin 2019 nga ministria e Drejtësisë.

Mësohet se tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare (Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH), me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.

Arrest në burg janë lënë:

– Aldo Daka, 35 vjeç

– Albert Gega, 36 vjeç

– Edmond Mato, 51 vjeç

– Arben Meskuti, 46 vjeç

Arrest në shtëpi:

– Kejda Seferi, 36 vjeçe

– Elda Ibro, 42 vjeçe

– Alketa Tanushi, 39 vjeçe

– Jodisa Dervishi, 35 vjeçe

Në kërkim:

Alban Kote, 43 vjeç.