Prapaskena

Krim & Korrupsion

Pabesitë / Behar Bajri gati t’i nxirrte Bamin në pritë Ben Ndokës. Duka-Martinaj natën i jepnin besën njëri-tjetrit, ditën bënin plane për vrasje. Si i vra kot Gjin Ndoji. Kush është killeri më i frikshëm Fatmir Hyseni

Publikuar: 21/05/2024

Në dosjen Metamorfoza 3 për perandorinë e krimit në Shqipëri shfaqet kudo pabesia mes anëtarëve të grupeve.

Arben Ndoka është investuar për të vrarë Durim Bamin, pasi dyshon se Bami ka gisht në vrasjen e vëllait të tij. Ndoka duket se është futur në këtë ‘valle’ për shkak të vëllait Aleksandër Ndoka.

Arben Ndoka komunikon me Behar Bajrin. Në një moment Behar Bajri informon Arben Ndokën se Durim Bami do të shkonte në Shkodër për t’i dërguar ca para, një rast ky për t’a vrarë.

Por, Bami ia dërgon paratë me dikë dhe plani dështon.

Nga ana tjetër Durim Bami i çon fjalë Arben Ndokës për t’u normalizuar, por ndërkohë i ofron cilin do nga shokët e tij për t’ia nxjerrë në pritë vetëm që hesapet mes tyre të mbyllen.

Ndërkohë Durim Bami bën plan për t’a vrarë Ben Ndokën te pallati para Fakultetit Ekonomik, kur Ndoka do të shkonte për të pirë në kafe.

Por nga ana tjetër, edhe Arben Ndoka i është vënë këmba-këmbës për të vrarë Durim Bamin. Behar Bajri ka shoqëri me Durim Bamin, por i ofrohet Arben Ndokës, duke i treguar ditën se kur Bami do të shkonte për t’a takuar.

Behar Bajri gjithashtu i shkoi në varrim Gjin Ndojit pasi kishte organizuar vrasjen e tij me porosi të Vis Martinajt, edhe pse Ndoj punonte për Ben Ndokën, tek i cili Martinaj ishte strehuar. Më pas Vis Martinaj thotë se e kishte vrarë kot Gjin Ndojin nga një thashethen sipas të cilit Gjin Ndoji kishte deklaruar se do të bashkohej me Leonard Dukën. Më pas rezultoi se Gjin Ndoji nuk e kishte bërë një pohim të tillë.

Nga ana tjetër, Leonard Duka dhe Vis Martinaj flisin në darkë për t’u pajutuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet, ndërsa ditën angazhonin njerëzit e tyre në terren për të gjurmuar dhe vrarë njëri-tjetrin.

Vis Martinaj e konsideron si skizofren mikun e tij Santjago Malkon, i cili i ishte kthyer në problem, duke pretenduar se Malko e ka dhunuar babanë e Leonard Dukës pa dijeninë e tij.

Leonard Duka duket se nuk e beson këtë version të Vis Martinajt dhe një ditë planifikon që të shkojë dhe të urinojë te varri i Malkos. Secili grup ka fuqi të madhe ekonomike dhe lidhje në polici.

Por, grupi i Durim Bamit dhe Leonard Dukës, duke se ka një përparësi; Ata kanë me vete Fatmir Hysenin, i cili në dosje vizatohet si një killerat më të frikshëm në Shqipëri, para të cilit Nuredin Dumani duket modest. I njohur si ‘Doçja’, Fatmir Hyseni ka një padurim për të vrarë.

Kur objektivi vonon për t’i dalë në shteg, Doqja nervozohet. Vrasjet për Doçan janë si të pijë një kafe.

Doqja lakohet mes figurave të krimit se ka vrarë edhe Edison Harizajn, një objektiv pothuajse i pamundur. Doçja rezulton se ka marrë pjesë në dhjetëra vrasje të pazbadhura. Doçe rezulton se qëlloi edhe mbi Santiago Malkon me porosi të Leonard Dukës, pasi Malko, një lidhje me Martinajt, i kishte dhunuar babanë Leonard Dukës, gjë që Duka nuk ia kishte falur.

Por, nga ana tjetër, edhe grupi rival është shumë i fortë dhe ka potencial të madh. Ata kanë edhe Shullazin, i cili edhe pse në burg, nga bisedat në Sky vizatohet si nëndetëse e krimit. Metoda e Shullazit është marrja peng e rivalit, torturimi i tij në mënyrë ekstreme, për t’i nxjerrë çdo informacion dhe më pas eliminimi i tij.

Në një moment thuhet se Shullazi ka rrëmbyer, torturuar dhe i ka nxjerrë informacion edhe Enver Stafukës, i zhdukur më pas. Duket se nga Stafuka, Shullazi ka mësuar se Durim Bami është investuar për t’a vrarë 5 janar 2015 te Qafa e Kasharit.

Në 8 shkurt 2015 është rrëmbyer Stafuka. Kjo duket edhe arsye se pse Shullazi është investuar për të eliminuar Durim Bamin.



Më të lexuarat