E rëndë në Kavajë, babai abuzonte me vajzën: Ka kryer marrëdhënie s*ksuale me mua prej 4 vitesh!

Aktualitet

Publikuar: 21/05/2024

E rëndë në Kavajë, babai abuzonte me vajzën: Ka kryer marrëdhënie s*ksuale me mua prej 4 vitesh!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një vajzë e mitur dyshohet se është abuzuar nga babai i saj prej moshës 11-vjeçarje.

Sipas uniformave blu, 15-vjeçarja në kallëzimin e saj ka pretenduar se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 viteve të fundit.

Pas denoncimit të adoleshentes, policia ka vendosur në pranga 48-vjeçarin me iniciale B. R., banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.