Kreu i SPAK-ut Altin Dumani tashmë është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë.
Me ardhjen e Dumanit në krye, besueshmëria e SPAK, sipas sondazheve, është rritur nga 13 % kur drejtohej nga Arben Kraja në mbi 80 %.
Operacioni i fundit i SPAK, ku Dumani ishte një nga prokurorët e çështjes, konsiderohet si goditja më e madhe ndaj krimit të organizuar pas rënies së regjimit komunist.
Gati 70 % e grupeve kriminale janë goditur pas ardhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.
Altin Dumani aplikoi dhe vendosi për herë të parë standardet e FBI me dosjen për Arben Ahmetajn, të cilin një koleg i Dumanit tentoi t’a shpëtojte bashkë me Ilir Metën dhe disa oligarkë, duke fshehur provat e korrupsionit.
Altin Dumani pritet të shembë përfundimisht murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri me dosjen që ka në dorë për Ilir Metën.
Altin Dumani ka vendosur edhe një standard tjetër, atë ndarjes së pushteteve dhe vendosjen e një kufiri për kupolën politike të Tiranës, kur refuzoi një kërkesë të Edi Ramës për takim kokë më kokë, duke e kushtëzuar kërkesën me paracaktimin e një axhende për çështjet që do diskutoheshin si dhe me prezencën e përfaqësuesve amerikanë në takim.
Në anën tjetër të historisë (koshin) do të jenë dhe do mbahen mend ata që sulmuan Altin Dumanin.
Figura dhe monumente të korrupsionit, pastrimit të parave dhe përdorimit të pushtetit për pasurimin e familjeve të tyre, karkalecë korrupsioni, mutacione mediatike, ish zyrtarë të korruptuar etj., janë pjesë e një fronti kundër Altin Dumanit, rrjedhimisht kundër 80 % të shqiptarëve dhe SHBA-ve.
Shumica e anëtarëve të këtij fronti janë me vila në Gjirin e Lalzit, simbol i korrupsionit me kollare. Ndaj frontin e kemi quajtur ‘Aleanca e Gjirit të Lalzit’.
Lista kryesohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, komshinj në Gjirin e Lalzit, i pari nongrata dhe i izoluar nga SPAK si i korruptuar, ndërsa i dyti kandidat për non grata dhe nën hetim nga Dumani për korrupsion dhe pastrim parash.
Sali Berisha e ka shpallur SPAK-un organizatë mafioze, ndërsa hedh vrerë çdo natë nga ballkoni ndaj Altin Dumanit.
Ilir Meta e ka konsideruar Dumanin si ushtar të Edi Ramës, si torollak, karafil dhe epitete të tjera bullizuese, ndërsa ka artikuluar në adresë të tij edhe disa mesazhe të koduara mafioze, për hakmarrje në aspektin personal dhe familjar, të cilat do të jenë objekt i një tjetër shkrimi dhe që besohet se janë mbajtur shënim nga faktorët ndërkombëtarë.
Në rrugën e Dumanit për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka dalë edhe një çetë me oborrtarë të deklaruar dhe të maskuar të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Mes tyre sjellim në vëmendjen Elvi Fundon allias Vesho mallisti, (më parë me shtëpi në Gjirin e Lalzit), një ish zyrtar i PD në Ministrinë e Financave, aparati kryesor i aferave korruptive të Sali Berishës dhe Ilir Metës gjatë viteve 2005-2013, me në krye Ridvan Boden, një nga ‘peshkaqenët’ ende të pandëshkuar të korrupsionit në Shqipëri.
Përmes një pipëze medatike të quajtur CNA, Fundo ka sulmuar Dumanin duke e etiketuar si një personazh që ha gjizë dhe si ministër të Edi Ramës, në një linjë me dyshen Meta-Berisha.
I markuar sipas rastit nga Sandër Frangaj, Shkëlzeni, dhëndri i Berishës, Arben Ahmetaj dhe disa oligarkë që janë thirrur në SPAK, Fundo herë pas herë ka qëlluar pas ferre me llastikun e tij mediatik ndaj Dumanit.
Sulmet Elvi Fundos ndaj Dumanit, më shumë se sa reflektim i konsumimit të kokainës, duket se reflektojnë frikën e mundësisë së hapjes nga SPAK të dosjeve të aferave korruptive në Ministrinë e Financave, ku Fundo shërbente si torbë e Ridvan Bodes për të mbledhur paratë e episodeve korruptive.
Arben Ahmetaj, me vila të sekuestruara nga Palasa deri në Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit, është një tjetër figurë e korrupsionit dhe pastrimit të parave, i cili ka sulmuar Altin Dumanin përmes televizionit të Familjes Berisha.
Ashtu si Berisha, Meta dhe mutacioni mediatiko-politik Fundo, edhe Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe pastrim parash, e ka sulmuar Dumanin për shkak të hallit të tij me drejësinë.
Ishte pikërisht Altin Dumani ai që mori në dorë kallëzimin penal ndaj Arben Ahmetajt në shkurt të vitit 2023, pasi më herët mediat dekonspiruan planin e prokurorit Klodian Braho për t’a shpëtuar, duke fshehur provat që ishin në kompjuterin e Klodian Zotos.
Çifti Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me vilë të sekustruar në Gjirin e Lalzit, turfullojnë kundër SPAK dhe Altin Dumanit për hallin e tyre që kanë me drejtësinë. Malltezi është mbyllur nga SPAK në arrest shtëpie si i korruptuar dhe për pastrim parash, ndërsa Argita i trembet hapjes së dosjeve të saj me historitë me Fazlliçin dhe tarifat e korrupsionit që u vendoste biznesmenëve, për t’u zgjidhur hallet te babai i saj kryeministër, sot i izoluar gjithashtu nga SPAK si i korruptuar.
Pjesë e sulmeve ndaj Altin Dumanit është bërë edhe Flamur Noka, një tjetër simbol pandëshkueshmërie, me vilë të fshehur në Gjirin e Lalzit, një personazh grotesk që arriti deri aty saqë kur ishte te Enti Kombëtar i Banesave, u dha famijarëve të tij apartamente në Sarandë, ndërsa ka firmosur edhe koncensionin korruptiv të pasaportave.
“Është një bandë. Altin Dumani nuk do të shohë. I mbyll sytë sepse është në shërbim të organizatave kriminale”, ka pohuar Noka.
Pjesë e sulmeve është bërë edhe deputeti i PD, Luan Baçi, nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Akuza të cekëta ndaj Altin Dumanit dhe SPAK ka hedhur edhe çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu, një analfabet i mirfilltë me Benz 100 mijë euro.
Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, paradite bën kallëzim në SPAK, në darkë shko dhe ngre kokën lart poshtë ballkonit të Sali Berishës, ku sulmohet Altin Dumani, ndërsa në darkë shkon dhe raporton te ustai i tij, Ilir Meta, i cili e propozoi si kandidat për Bashkinë e Tiranës, duke shënuar humbjen më të thellë në historinë e PD, me 60 mijë vota, përballë Erion Veliajt.
Fatmir Mediu është pjesë e aleancës anti-SPAK për shkak të dosjes së tij, pasi SPAK e ka marrë të pandehur për Gërdecin si zbatues i planit të biznesit të Shkëlzenit në Gërdec.
Pjesë e frontit janë edhe Çim Peka dhe Monika Kryemadhi, ku me arrogancën e të korruptuarit kanë deklaruar publikisht se nuk e ‘rruajnë për SPAK-un’.
Monika Kryemadhi është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash nga SPAK, vepra të cilat janë faktuar pas një hetimi në nivel FBI-je, ndërsa pritet vetëm masa e sigurisë.
Ndërsa gazetari pranë oborrit të Familjes Berisha, Çim Peka, me makina luksoze dhe shtëpi te Kodra e Diellit, i cili bërtet në banakun e TV Zenit se nuk e rruan për SPAK, ka një dosje përvëluese në Prokurorinë e Tiranës për pastrim parash.
Prokurori i çështjes as nuk e mbyll dot, por as nuk e çon në gjykatë. Dosja duhet të administrohet nga SPAK-u pasi ka elemente të korrupsioni dhe pas saj qëndrojnë Sali dhe Shkëlzen Berisha.
SPAK-un dhe Dumanin i sulmon edhe Petrit Vasili, deputeti me 362 vota i LSI, i cili kur ishte ministër Shëndetësie i dha miliona euro tendera dajës së tij Rasim Hamzaraj, dhe që i lexon shtypin Ilir Metës, kur ky i fundit është në tualet.
Analisti Armand Shkullaku, i paguar nga inceneratorët, me vilë në Rolling Hill, me karrier në makinat luksoze elektorale të PD, sulmon gjithashtu SPAK-un në një linjë me krerët e aleancës Berisha-Meta. “SPAK vepron me urdhër. Është totalisht një organ nën kontrollin e kryeministrit. Vihet në lëvizje sipas vullnetit të kryeministrit“.
Ndonjë gur pas ferre ndaj Altin Dumani e gjuan edhe analisti Baton Haxhiu, me vilë në Golem, që paguhej me 17 mijë euro në muaj nga një oligark, paguhej nga inceneratorët, që i bleu vilën Ilir Metës dhe dyshohet se është pjesë e pastrimit të parave të Ilir Metës.