Po pastronte armën, humb jetën aksidentalisht 50 vjeçari në Maliq

Kronike

Publikuar: 19/05/2024

Po pastronte armën, humb jetën aksidentalisht 50 vjeçari në Maliq

Humb jetën aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit. Ngjarja pak minuta më parë në fshatin Zëmblak.

Një person rreth 50 vjeç ka qenë duke pastruar armën tip çifte ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht. Për pasojë 50 vjeçari ka humbur jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.