SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.
Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.
Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA dhe FNSH po zhvillojnë një nga operecionet më të mëdha në disa qytete dhe zona, të cilat konsiderohen si baza e grupeve kriminale.
Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, po shtrihen në disa qytete, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.
Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami. Dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël. Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC.
Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e fisit Duka, armiq të Ervis Martinaj.
Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënual me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.