Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dërguar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend skandalin me mikrokreditë.
Pas një pyetje të drejtuar nga Damian Gjiknuri, i cili kërkoi më shumë informacion nga ministri lidhur me skandalin, Manja ka bërë me dije hapat që ka ndërmarrë për të denoncuar zhvatjen e qytetarëve. Në fjalën e tij, ministri bëri me dije se çështjen e ka ndjekur në rrugë ligjore, por ka hasur në një problem. Të paktën 11 përmbaruesve që u ka hequr licencën brenda një viti nuk u ka marrë dot arkivat e dosjeve.
Ndaj edhe propozon ndryshimin e ligjit që edhe përmbaruesit, ashtu si noterët, në rast heqje license, të dorëzojnë dosjet që kanë në arkivat e tyre.
Megjithatë thekson se skandalin e ka adresuar në të gjitha instancat ligjore, duke zbuluar se aktualisht ka 2 dosje. Njëra po hetohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa tjetra po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
Gjiknuri: Nuk them që të ndash me ne sekretet e hetimit, një nga këto gjëra është ajo çështje që ka prekur shumë njerëz, prona dhe cënon besimin tek institucionet financiare. Po ra besimi na bie besimi në kapitalizëm.
Manja: Edhe unë në Komisionin e Ligjeve vij dhe raportoj për rekomandimet e KLP për Prokurorinë. Janë rekomandime, në fund të fundit, qeveria ka një vizion të vetin për luftën ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit.
Në fund të fundit rekomandime janë. Është pushtet i pavarur. Ne si qeveri japim suportin dhe mbështetjen. Pra jemi një pushtet që e ndihmojmë, Kuvendi ndoshta ka një rol për të luajtur.
Këto rekomandime ne përpiqemi t’i çojmë tek drejtësia. Këto format e reja të krimit. Po është e vërtetë ka sjellë në skenë një numër të madh shkeljes penale që një pjesë e shteteve në Europë. Institucionet e mikrokredive dhe shërbimi përmbarim nuk dua të jap shumë detaje sepse aktualisht janë 2 çështje që po ndiqen penalisht, njëra në Prokurorinë e Tiranës, njëra i është përcjellë SPAK, tjetra po hetohet akoma në Prokurorinë e Tiranës. Unë di të them këtë, e kemi ndjekur me shumë përparësi këtë problem. Ka qenë një nga prioritetet e mia të punës si ministër që në ditën e parë. 11 licensa janë të hequra për 1 vit se nuk po flas për pezullimin.
Përpos heqjes së licensës janë kallëzuar në prokurori. Jam vënë në dispozicion të hetimit që ky problem të marrë përgjigje ligjore sepse ka vite që po rëndon në shpatullat e qytetarëve. Problemi që kemi është që të gjithë këto me licensa të hequra, nuk kanë dorëzuar as arkivat.
Nuk na vihen në dispozicion. Duam të ndryshojmë ligjin që kjo të bëhet si noteria që ministria të marrë dosjet. Në ministrinë e Drejtësisë kam gjetur 6 mijë dosje të një kompanie përmbarimore private, të Zigut i kam gjetur në bodrumet e ministrisë së Drejtësisë. E kam adresuar si problem në nivel ligjor. /Vox News