Në tetor të vitit 2021, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se do të bënte kallëzim penal në SPAK për korrupsionin e Adrian Çelës në krye të OSHEE, me tendera, skema zhvatje, kompani konsulence dhe vjedhje duke shfrytëzuar krizën e energjitike.
“Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përdorën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me planifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropes që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK“, tha Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit planin
Pas deklaratave të Lulzim Bashës reagoi me ironi ‘oligatori’ i korrupsionit në Bashkinë e Durrësit dhe më pas në OSHEE, Adrian Çela, duke dhënë një mesazh se Bashën nuk merr askush seriozisht, se fle gjumë dhe se nuk është i shqetësuar nga veprimi i drejtësisë.
“Nuk kam asnjë koment. Kur flet Basha, unë fle gjumë. Të ze gjumi nga ato që thotë. Se s’janë as në qiell as në tokë. Nuk dua të merrem fare me të,” u shpreh Çela.
Dhe koha i dha të drejtë Adrian Çelës.
Pas tetorit 2021, Lulzim Basha nisi të fliste shumë rrallë për aferat në OSHEE me në krye Adrian Çelën, lidhje e fortë e Damian Gjiknurit, ndaj të cilit SPAK ka nisur një hetim pasuror, hetim për të cilin Ulsi Manja e mban me gajret që të mos shqetësohet pasi po e mban ai situatën nën kontroll.
Lulzim Basha nuk foli më as për kallëzimin që do të bënte të nesermen.
Prapaskena mëson nga burime zyrtare se PD-ja e Bashës nuk bëri kallëzim penal në SPAK për Ardian Çelën.
Nuk dihet se në këmbim të cilit pazar dhe favor Basha u tërhoq nga kallëzimi në SPAK i aferave korruptive në OSHEE.
Nga shtatori 2021 dhe deri më sot, Sali Berisha e ka akuzuar Bashën se e ka shitur opozitën te pushteti.
Tërheqja e Bashës nga kallëzimi konfirmon akuzën e Berishës, i cili nga ana e tij tejkaloj Bashën me flirtimin me pushtetin dhe pazaret me oligarkët.
Sali Berisha nuk përmend emrin e qoftë një oligarku, pasi secili prej tyre ka mbuluar Shkëlzenin me para dhe interesa.
Gjithsesi, Lulzim Basha, nëse synon të rrisë besueshmërinë e tij në sytë e shqiptarëve, duhet të sqarojë se në ç’rrethana u tërhoq nga kallëzimi i Adrian Çelës në SPAK.
Prapaskena mëson se faktorë të tjerë janë duke përgatitur një dosje për të gjithë veprimtarinë e Adrian Çelës në krye të OSHEE, dosje e cila do të referohet në SPAK.