Prapaskena

Pa kategori

Dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 femijët, ky është Ergys Arrazi

Publikuar: 05/05/2024

Personi në foto është Ergys Arrazi, i cili është arrestuar për dhunën ndaj gruas dhe tre fëmijëve të tij, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna. 

Arrazi, 31 vjeç, i arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, është një emër i njohur për policinë.

Ai është arrestuar disa vite për parë për kultivim kanabisi.

Ndërkohë arrestimi i tij u bë pas denoncimit të motrës së Alma Arrazit, se Ergysi e dhunonte barbarisht së bashku me fëmijët.

Alma Arrazi, 39 vjeç, së bashku me tre fëmijët e mitur ishte larguar nga shtëpia tre ditë më parë.

9-vjeçarja, vajza e çiftit u gjet e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se është vetëmbytur.

Ndërkohë palombarët vijojnë kërkime, pasi dyshohet se edhe Alma Arrazi së bashku me dy fëmijët e tjerë të jenë vetëmbytur.



Më të lexuarat