Prapaskena

Pa kategori

Në kërkim nga Interpol, merr fund arratia e “skifterit” shqiptar në Spanjë

Publikuar: 02/05/2024

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Tentativë vjedhje” dhe “Plagosje me dashje”.

Ermir Hebovija u arrestua pasi në bashkëpunim me persona të tjerë të armatosur me armë zjarri ka tentuar të vjedhë një argjendari në Shkodër, në vitin 2012.

Asokohe mbeti i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë, Ruzhdi Çaku.

Ndërkohë, gjithashtu edhe Shkëlqim Cakoni pritet të ekstradohet në Shqipëri në ditët në vijim.

Cakoni, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Pulaj qëlloi për vdekje Mark Rrikën, pas një debati për motive të dobëta.



Më të lexuarat