Çunat e Vali Leskajt të implikuar në dosjen 5D? Një skemë korrupsioni me ish drejtoreshën e AZHT Ledia Tota, firmosi leje në funksionin publik me përfitues burrin e saj

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/05/2024

Çunat e Vali Leskajt të implikuar në dosjen 5D? Një skemë korrupsioni me ish drejtoreshën e AZHT Ledia Tota, firmosi leje në funksionin publik me përfitues burrin e saj

Ledia Tota ka drejtuar Agjencinë e Zhvillimit të Territorit nga vitit 2015 deri në vitin 2023. Në të njëjtën kohë, zonja Tota ka qenë sekretare e përgjithshme e Këshillit Kombëtar të Territorit.

AZHT dhe KKT janë organet që miratojnë lejet për kulla dhe resorte nga Tirana në zonat bregdetare, lejet për hotele, vila, kompleks vilash, rezidenca, parqet fotovoltaike etj.

Ledia Tota është bashkëshortja e Besnik Leskajt, djali i ish deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.

Besnik Leskaj ka në pronësi kompani ndërtimi, projektimi, studimi, për masterplane, konsulence ndaj bizneseve,
studim, projektim, zbatim, prodhim dhe tregtim i energjise elektrike, investim në pasuri të palujtshme, organizim udhëtimesh, mikrokredi etj.

Vëllai i Besnik Laksajt është gjithashtu pronar i disa kompanive që operojnë në fushën e ndërtimit.

Djemtë e Vali Leskajt kanë përfituar koncensione dhe tendera publike me vlerë miliona euro, por edhe leje dhe licenca, për të cilat opozita pati kërkuar edhe heqjen e mandatit të deputetes për zonjën Leskaj.

Besnik Leskaj është pronar edhe i kompanisë Blessed Investment, përmes të cilës kontrollon dy kompani “Blue 1” dhe “Blue 2”, për ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike në zonën Sheq-Marinas, në Bashkinë Fier, me kapacitet 100 MW.

Leja e ndërtimit është miratuar nga AZHT me në krye Ledia Tola, bashkëshortja e Besnik Leskajt, në rastin konkret përfitues.

Evidencat tregojnë jo thjeshtë për konflikt interesi, por për një episod korrupsioni.

Por, disa sinjalizime ngrenë dyshime për një skemë masive dhe të frikshme korrupsioni, sipas të cilës Besnik Leskaj ka projektuar kulla dhe resorte, me kompanitë e tij, për investitorë dhe oligarkë, ndërsa bashkëshortja e tij, Ledia Tota ka miratuar lejet në AZHT dhe KKT.

Projektimi është përdorur për të kamufluar dhe legalizuar tarifat e korrupsionit.

Ka dyshime të forta se djemtë e Vali Leskajt janë të implikuar edhe me investimin në ndërtime nga Tirana në Durrës të parave të prodhuara nga zbatimi i skemës 5D.