Gazetari Adriatik Doçi zbuloi tre ditë më parë kartelat e 17 pasurive (të papublikuara më parë) në emër të Fatime Kryemadhit (mamaja e Monika Kryemadhit), Drini Kryemadhit (vëllai i Monika Kryemadhit) dhe Rexhep Metaj (babai i Ilir Metës).
Babai i Ilir Metës, Rexhep Metaj, rezulton pronar i një apartamenti në Gjirin e Lalzit, me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 60 mijë euro.
Ky apartament është blerë në gusht të vitit 2023.
Së pari, në Gjirin e Lalzit një partament 76 m2 nuk kushton 60 mijë euro. Me 60 mijë euro mund të blesh një garazh, por jo apartament.
Së dyti, edhe sikur SPAK dhe publiku të besojë se apartamenti paskërka kushtuar 60 mijë euro, nuk dihet se cili është burimi parave.
Babai i Ilir Metës ka si të ardhura të ligjshme një pension, pak më të lartë se të nënë Selvisë, por që nuk mjafton as për shpenzimet mujore.
Ndërkaq, Fatime Kryemadhi rezulton pronare e një pasurie me vlerë miliona euro nga Sauku, TEG, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit. Si të ardhura të ligjshme, Fatimja ka një pension, pak më të lartë se sa pensioni i nënë Selvisë.
Këto pasuri janë të ndryshme me pasuritë e deklaruar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, shtëpia 500 m2 në Kodrën e Diellit etj.