Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ashpër ndaj analistëve në televizone të ndryshme mediatike, lidhur me akuzat që kanë lëshuar ndaj tij duke e cilësuar si të përfshirë në afera korruptive.
Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por të favoreve personale që nuk u bëhen nga bashkia e Tiranës, ndërsa nuk u kursye në përmendjen e emrave të pronarëve të portaleve.
Veliaj u ndal tek mashtruesi famëkeq Arben Rreli, i cili i ka kërkuar leje për pallat për ish zyrtarin e PD, Elvi Fundo, në kopshtin zoologjik.
Se kush është Arben Rreli, se kush janë zullumet dhe interesat e tij, se çfarë e lidh me kryefundërrinën mediatike Elvi Fundo, Prapaskena do flasë në vijim, bashkë me dosjet penale dhe arsyet e errëta se pse nuk është në burg.
Meqenëse Veliaj nuk e ka pranuar kërkesën e Arben Rrelit për t’i dhënë leje Elvi Fundos allias Vesho mallisti, ky i fundit shpif ndaj Veliajt me teneqen mediatike CNA.
“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin.
Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik.
E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak.
Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vet, nuk qan hallin as për pastrimin, as për shkollat.
Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në TV sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.