Analfabet me libër / Çuni Fahriut me Benz dhe Q7, nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. 3 pseudonime, spiunazh dhe disa krime të pandëshkuara të ‘Këndezit’ të Sigurimit të Shtetit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/04/2024

Analfabet me libër / Çuni Fahriut me Benz dhe Q7, nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. 3 pseudonime, spiunazh dhe disa krime të pandëshkuara të ‘Këndezit’ të Sigurimit të Shtetit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që e kanë thirrur me fjalët ‘hajdut’. 

Në krye të qytetarëve mbështetës të Rithemelimit qëndonte Klevis Balliu, të cilit Veliaj i ka kutjuar makinën e shtrenjtë me të cilën qarkullon në Tiranë.

Hajdut thuaj Fahri Balliut që ka makinë 100 mijë euro”, ishte përgjigja e Veliajt. Policia bashkiake ka gjobitur makinën e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu pasi e ka parkuar para SPAK.

Ekspozimi i makinës 100 mijë euro para SPAK nga Klevis Balliu, djali Fahri Balliut, spiun i ish Sigurimit të Shtetit me 3 pseudonime, është një sfidë për drejtësinë.

Makina nuk figuron e deklaruar nga Klevis Balliu në ILDKPKI. Më herët, Klevis Balliu ka pasur edhe një makinë Q7, të cilën gjithashtu nuk e ka deklaruar.

Çuni i Fahriut posedon edhe disa apartamente, të cilat nuk i ka deklaruar.

Klevis Balliu u bë i njohur me gabimet e pafundme drejtshkrimore që e bënë të etiketohej si “analfabet” në rrjetet sociale.

Balliu nuk di të shkruajë as emrin e tij. Nuk e di as se emrat nisin me shkronjë të madhe. Ai nuk di të shkruajë një fjalë. Çuditërisht ai është ‘diplomuar’ në Londër dhe madje ka botuar edhe një libër për angazhimin e tij për bllokimin e zbatimit të projektit për Unazën e Madhe.

Një libër e ka botuar edhe Fahriu kundër Nexhmije Hoxhës, edhe pse ka qenë kamarier i rrethit të dytë i Nexhmijes.

Në tetor 2020, Klevis Balliu u kundërshtua nga baza e demokratëve në qarkun e Korçës, të cilët nuk i besuan një tjetër mandat për deputet. 

Por, pas largimit të Bashës, Berisha e afroi sërish analfabetin e Fahriut.

Dihet se pas tij qëndron spiuni i vjetër i Sigurimit të Shtetit, Fahri Balliu, me tre pseudonime. Një nga psedudonimet është ‘Këndezi’.

Balliu ka organizuar takimin mes Sali Berishës dhe Millosheviçit në Ohër, takim i cili i hëngri kokën edhe biznesmenit Remzi Hoxha.

Fahri Balliu është i implikuar në aferat kryesore të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Në fabrikën e vdekjes së Gërdecit, ka qenë e përfshirë edhe vajza e Fahri Balliut, Henris Balliu, e cila nuk u mor kurrë në pyetje nga ana e Prokurorisë.

Më poshtë është faksimile e kompanisë që ndërtoi fabrikën e Gërdecit, ku vajza e Fari Balliut është aksionere me 20 %.

Më pas, një shkresë e gjeneralit në Gërdec, që ankohet se kjo kompani po prish objekte ushtarake pa leje.

Sigurisht, pas saj qëndron Fahriu.

Fahri Balliu, me leje të Ilir Metës, ishte sekseri kryesor i Dritan Priftit për plaçkitjen e pasurive publike.

Fahriu çonte çdo javë në zyrën e Priftit një klient të ri, për të zhvatur një copë nga pasuria publike.

Një ditë Fahriu u paraqit me Shkëlzen Berishën në zyrën e Priftit, duke bërë pazare. Prifti i regjistroi. Videoja përfundoi më pas në duart e Ilir Metës, i cili shantazhoi Berishën dhe i mbylli gojën në vitin 2015, kur Berisha nisi një sulm ndaj Metës.

Ndërkaq, rrjeti i njohur i gazetarisë investigative në Ballkan, BIRN, ka hetuar veprimtarinë e kompanisë Alpine Bau në Ballkan dhe mes të tjerash në Shqipëri, duke zbuluar se kompania përveçse ka fituar miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, i ka transferuar ato në parajsat fiskale jashtë vendit.

Adminstratore e kompanisë në Shqipëri ka qenë Blegina Agolli, kunata e Fahri Balliut. Ky i fundit ka qenë sekseri dhe fija e korrupsionit mes kompanisë dhe qeverisë Berisha.

Falë ndërhyrjes së tij, kompania mori disa nga tenderat më të mëdhenj në vend, mes të tjerash, mbikalimin e Tiranës, rrugën Levan- Vlorë, segmentin Fratar- Tepelenë, që nuk e bëri kurrë, si dhe TEC-in e Vlorës.

Të gjitha këto investime të ofruara nga buxheti i shtetit kapin një shumë rreth 150 milion euro.

Këto janë vetëm disa nga aferat dhe bëmat e Fahri Balliut, herë duke dalë vetë, herë duke futur të bijën, herë të birin analfabet dhe herë kunatën.