Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit/ Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet për 2 rusët dhe ukrainasin

Aktualitet

Publikuar: 21/04/2024

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit/ Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet për 2 rusët dhe ukrainasin

Kur kanë kaluar gati dy vite nga sulmi në Uzinën e Gramshit, Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar  hetimet për 2 ruset dhe ukrainasin.

Prokuroria ka marrë të pandehur Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov. Ndaj tyre është ngritur akuza e sigurimit të informacioneve sekrete, me qëllim që informacioni t’i jepet një fuqie të huaj.

Të pandehurit kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre.

Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.