Për të pasur një mendim më të plotë për Partinë Demokratike, e cila përfaqëson edhe opozitën në Shqipëri, qytetarët janë vendosur nga Barometri edhe përballë një liste me emrat më të rëndësishëm të kësaj partie.

Ajo që kryeson me shumicën e përqindjes së pëlqyeshmërisë nga qytetarët është deputetja Jorida Tabaku, me 47% të pëlqyeshmërisë.
Më pas të gjithë emrat e tjerë të vendosur në listë renditen nga 29.9 % Albana Vokshi, 29% Belind Këlliçi, dhe më pas 27,7% Oerd Bylykbashi, 25,2% Gazmend Bardhi kreu i grupit parlamentar, dhe më pas Alibeaj 24,7% duke lënë pas Tomor Alizoti me 24% dhe Flamur Noka me 24%, në fund Agron Gjekmarkaj 22% dhe Ervin Salianji 21,3%.
Siç duket, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, është shumë larg Jorida Tabakut sa i takon përqyeshmërisë nga qytetarët.
Nuk dihet nëse është kjo arsyeja që Belo është investuar për të sulmuar zonjën Tabaku, përmes kanaçes mediatike të Vesho mallistit.
Këlliçi ka qenë një pupac i Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës. Ai u vesh me dyshime kur doli si kandidat për Bashkinë e Tiranës nga mënga e Ilir Metës, simbolit të korrupsionit në Shqipëri, politikani më pak i besueshëm sipas çdo sondazhi në Shqipëri.
Besohet se ishte pikërisht Meta që ia imponoi Belon si kandidat Berishës, pasi Belo iku nga Basha duke u zënë edhe për çelësin e zyrës i kryetar i FRPD.
Belo humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt, duke shënuar disfatën më të thellë dhe dramatike në historinë e PD-së. Këtë humbje po përpiqet t’a mbulojë me arrestimin e 3 ish drejtorëve në Bashkinë e Tiranës për korrupsion, duke pretenduar se i kanë blerë votat.
Është një marrëzi politike dhe fyerje për demokratët të justifikosh disfatën me 60 mijë vota me një skemë të dyshuar korrupsioni, pasi Partia Socialiste që fiton çdo palë zgjedhje që nga 2011 nuk është 3 ish drejtorë të dyshuar për korrupsion.
Së dyti, nuk mund të fyhen dhjetëra mijëra votues, duke i etiketuar si të blerë për të mos votuar Belon, i cili doli si kandidat i çiftit më të korruptuar në Ballkan, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. (Dhe si mos të mjaftonte kjo, Belo mori si kronikan Vesho mallistin. Nëse Ilir Meta është simboli i pazareve dhe korrupsionit në politikë, Vesho është emblemë e gjobëvënies në media, sulmeve psikike ndaj gazetarëve që kanë denoncuar korrupsionin në SPAK, i shpifjeve, deformimit dhe përdorimit të medias si grremç për përfitime personale).
Së treti, e marrim si të mirëqenë pretendimin e Belos se dhjetëra mijëra votues në Tiranë qenkërkan blerë me paratë e korrupsionit me tendera, po shqiptarët që pëlqejnë Jorida Tabakun dhe jo Belon, kush i paskërka blerë?
Ky është realiteti rreth të cilit Belo duhet të reflektojë. Belo mund të rrisë besueshmërinë në sytë e demokratëve dhe elektoratit gri, duke bërë një kthesë, e cila ndoshta fillon me distancimin nga monumenti i korrupsionit Ilir Meta dhe rikthimi tek PD-ja pro amerikane dhe pro SPAK.
Të denoncosh ditën korrupsionin në SPAK, ndërsa në darkë të ngresh kokën lart te ballkoni i Nongratës, i cili e ka shpallur SPAK organizatë mafioze, si dhe të raportosh te Ilir Meta që ka marrë ushtën si Don Kishoti kundër SPAK dhe Altin Dumanit, jo vetëm që nuk je politikan i besueshëm, por je qesharak dhe sharlatan.