“Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?” Kryemadhi i del kundër Metës

Politikë

Publikuar: 18/04/2024

“Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?” Kryemadhi i del kundër Metës

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë kundër këtij të fundit sa i përket akuzave të ashpra në adresë të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Monika Kryemadhi tha se nuk është peng i askujt, duke ju referuar SPAK-ut. Po ashtu Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk është betejë politike e Partisë së Lirisë.

“Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?”, tha Kryemadhi.