Gazetari Bledian Koka, i afërt me zhvillimet brenda opozitës, ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Top Story” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë.
Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.
Ndërkohë, Vox News mëson se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.

Prapaskena mëson se Meta po fle te hotel Radisson, në pronësi të Lul Morinës, një prej bosëve të pastrimit të parave të pista në Shqipëri, referuar disa investigimeve mediatike, por i skeduar për ndërtime pa leje. Si për ironi, Ilir Meta po hetohet nga SPAK pikërisht për pastrim parash.

Me këtë rast, duke mbajtur nën monitorim Metën, agjentëve të BKH ndoshta u shkon në mendje për të hapur letrat se cili është burimi i parave me të cilin është ndërtuar ky hotel, si është siguruat toka mbi të cilin është ndërtuar etj.
Pranë këtij hoteli ku është akomoduar Ilir Meta ndodhet një tjetër pasuri me vlerë miliona euro, e cila duhet të jetë objet i zbatimit të ligjit nga SPAK.
Bëhet fjalë për këtë klinikë dermoestetike me emrin Silabel në pronësi të këngëtares Xhensila Myrtezaj, me vlerë mbi 2 milionë euro.

Pranë hotelit, çifti Besar Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë edhe një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro, katin e fundit të një pallati.
Çifti Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku janë një lidhje e ngushtë e çiftit Meta-Kryemadhi.
“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi kohë më parë.
Lidhja mes dy çifteve, të cilët jo rastësisht po ndahen në të njëjtën kohë, besohet se nuk është vetëm shoqërore.
Ka dyshime të forta se çifti Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku kanë pastruar miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke i investuar në pasuri të palujtshme.
Prapaskena ka raportuar muajt e fundit se Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku kanë një pasuri të deklaruar dhe faktike me vlerë mbi 10 milionë euro, e cila nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme.
Natyrisht nuk kemi prova nëse Klinika Silabel dhe pasuritë e tjera janë të Ilir Metës. Por, pasuria përrallore e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro
Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore.

Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.

Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.
Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista.

Çifti dy vila miliona euro
Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.

Vlera e tyre është disa milionë euro. Burimi e parave si gjithnjë mbetet mister.
Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre.

Vetëm nga këto pamje duket arredimi, i cili deri diku tregon edhe vlerën e vilave.
Për shembull, për vilën e Bes Kallakut në Gjirin e Lalzit, ftojmë Prokurorinë e Tiranës të sekuestrojë dhe këqyrë pamjet e emisionit ‘E diela shqiptare – Për drekë me mua’ (22 prill 2018).

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me vilën e Ilir Metës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi.

Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.
Xhensila, klinikë 2 milionë euro
Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

Në të njëjtën zonë, çifti ka ble edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.
Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.
Xhensila, palestër dhe disa shtëpi
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.

Bëhet fjalë një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.
Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro.
Besi, restorant peshku
Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.

Aktori i humorit posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.
Lul Morina, lavatriçe parash të pista
Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.
Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve. Importi i frutave, sidomos nga Ekuatori dhe Kolumbia, është forma më e përhapur e kamuflimit të trafikut të kokainës. Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të pastrimit të parave.
Në vitin 2012, Morina i ble Besnik Serdanit kompaninë Xheluks Construksion, për 100 mijë lekë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë në Tiranë. Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik.
Në vitin 2018., Lul Morina i blen Jorgji Ruçit kompaninë “Drymades Dream”, për 7.5 milionë lekë, duke ndërtuar më pas resorte më vlerë miliona euro. Çuditërisht edhe kjo kompani kishte si objekt import/eksport të fruta/perimeve.
Disa muaj më pas, Lul Morina, me këtë kompani, hyn në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, në kërkim për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.
Me anë të këtyre kompanive fantazmë dhe që i ka blerë me më pak se sa 10 milionë lekë, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lekë dhe ka investuar dhjetëra milionë euro në pasuri të paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke blerë jaht, makina të shtrenjta etj.
Pastrim parash me dy vëllezërit indianë
Emri i Lul Morinës doli edhe një herë në vitin 2019 gjatë historisë së pazakontë të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash. Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.
Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.
Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera NDËRTIMI si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.
Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.
Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.
Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.