Ish deputeti i LSI-së Spartak Braho thotë se deklaratat e forta të Ilir Metës vijnë për shkak të frikës që ky i fundit ka nga drejtësia dher nga SPAK-u.
Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë ndarë rolet dhe po bëjnë lojë në publik ndaj njëri-tjetrit. Spaho pretendon se Meta po kërkon të tërheqë vëmendjen me veprimet e tij që i gjithë opinioni të thoja “ky njeri ka ikur”.
“E di si është puna? Kjo i ngjan fabulës ku një i marr hedh një gur në pus dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Meta është vënë në qendër të politikës. E tëra kjo është një lojë. Të jep përshtypjen e një të marri, e një të çekuilibruari. Kuptohet që ka një krizë në të menduarit dhe shfaqjen e veprimeve të Metës, sipër kalit dhe gomarit. Ai do të tërheqë vëmendjen me këto veprime. Edhe unë po të isha si gjithë opinioni do thoja “ky njeri ka ikur”.
Të gjithë çuditemi pse… Shumë faktorë përzihen në këtë mes. Meta dhe e shoqja e tij sot janë subjekt i hetimeve në SPAK. Ky që e heq veten si të pafajshëm e kanë zënë të dridhurat. Është frika që dominon të gjitha veprimet e tij, shtuar këtu dhe faktin që do të tërheqë vëmendjen. Por them të mos biem në grackën e vendimeve të tij. Meta dhe familja e tij nëse kanë shkelur ligjin do shkojnë të përgjigjen.
Meta ka frikë. Ai s’ka besim te asnjë, as te bashkëshortja e tij… E dëgjuat sot deklaratën e ambasadës amerikane? Ai ka frikë. Me bashkëshorten ka ndarë rolet “ti do bësh kështu, unë ashtu. Unë do të përzë ty dhe enturazhin që ke pasur afër gjithë kohës”. Braimllari dha dorëheqjen, shefja e kasafortës së Metës doli kundër, Edmond Panariti që është një intelektual i dëgjuar, është larguar.
Ata janë të lidhur njeri me tjetrin shumë fortë. Kanë ndarë rolet. Meta ka ofenduar drejtueset femra të partisë… Ka zgjedhur një variant të të folurit të Sali Berishës. Ka filluar ta kopjojë. Ato janë shprehje të Sali Berishës,” tha Braho gjatë një interviste në Top News.