Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, Agron Bejdolli

Aktualitet

Publikuar: 16/04/2024

Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, Agron Bejdolli

Një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj në vitin 2022 ka rënë në pranga. Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës.

Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 3 tetor 2022.Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut.

Për këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.