As 24 orë nga paralajmërimi i Ilir Metës për reformim të Partisë së Lirisë, nënkryetari Endrit Braimllari dha dorëheqjen.
Largimi i Braimllarit vjen si pasojë e disa diskutimeve dhe sherreve që ka pasur brenda paretisë. Vetë Meta nga deklaratat e bëra ditën e djeshme dhe sot në konferencë me gazetarët, la të kuptohet se një pjesë e madh në postet drejtuese të PL do të largohen pasi si citon dhe ai “Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë”.
Ish-deputeti socialist Spartak Braho, ka komentuar këto ngjarje politike brenda Partisë së Lirisë ku tha se pas Braimllarit, nesër do të japë dorëheqjen edhe Elona Guri.
Spartak Braho shtoi se Meta ka paranoja dhe dyshon edhe për Monikën.
”Nesër do të dalë edhe Elona Guri, që ka përzënë ai nga partia, një ndihmë kasafortash e tij. Pasnesër do të ikin të tjerë bashkëpunëtor të Ilirit i përzuri, është komplet paranojë. Dyshon te çdo gjë. Ka pasur si pjesë të tij në themel dyshimin për çdo gjë. Ka dyshuar edhe për Monikën. Ky ishte fundi i tij, po merreni me një të marrë tani!
Monika Kryemadhi në historinë politike të saj është aktiviste politike më para se Meta. Ecën për një kohë bashkërisht, e mori e vuri në timon se nuk e lejonte detyra, se besoi se ky pa dijeni e Monikes s’ka pasur dijeni se do të dorëzonin mandatet.
Çdo gjë është marrëveshje me njëri-tjetrin. Teza e nepotizmit në politikë është e papranueshme, në parti ska nepotizëm. Çdo gjë është bërë me marrëveshje mes tyre, për të ndarë rolet, që t’i do largohesh do të vazhdoj unë të drejtor”.