Ali Balla me 40 konkubina, haremi lëvizës dhe grafiku javor

Dosje rozë

Publikuar: 14/04/2024

Ali Balla me 40 konkubina, haremi lëvizës dhe grafiku javor

Që pas incidentit me ekspozimin në publik të performancës seksuale në Skype, ku doli në pah shndërrimi i prapanicës në një dajre ndjellëse për parternin virtual, është i pari që ka ideuar dhe implementuar në media sistemin e haremit në lëvizje.

Bëhet fjalë për një gardë personale të konsoliduar, të cilën e merr me vete si paketë në çdo televizion ku zhvendoset.

Bashkë me ato ‘vendaset’, trupa e konkubinave shkon rreth 40, duke përfshirë edhe ndonjë sanitare, isha të hershëm që rikthehen për disa muaj, studente që sapo kanë lënë auditoret të etura për të nisur karrierën, ndonjë vizitore sekondare etj.

Ky numër i përafërt, që herë shtohet dhe herë pakësohet, reflekton edhe titullin e këtij shkrimi, i cili synon të tregojë se çfarë fshihet pas perdes së mediave.

Ndoshta edhe si shkulm psikologjik i ndonjë ndrydhje apo frustimi të mundshëm në rini, Ali Balla nuk njeh norma, rrethana, konture estetike dhe moshë, pra nuk njeh seleksionime. Për atë çdo femër është një beze e kuqe në arenë.

Për menaxhimin e konkubinave, Ali Balla ka adaptuar një sistem të Ben Tigrit, përmes një grafiku javor. (Ben Tigri është vëllai siamez i Kol Kyçit në punët e shtratit).

Grafiku javor konsiston në përcaktimin e një dite dhe ore në javë për secilën konkubinë, për t’u paraqitur tek Ali Balla.

Ky i fundit e pret konkubinën në hotel apo te Rruga e Vilave në Lundër, e njohur edhe si Rruga e Ofshamave.

Konkubinën e merr shoferi me makinë dhe e dërgon tek Ali Balla allias Kol Kyçi, i cili pret një deri në dy konkubina në ditë, edhe pse ai pretendon se pret të paktën tri në ditë.