Prapaskena

Kryesore

Olta Xhaçka: Plazhin para hotelit e morëm për të mos na bezdisur njerëzit nga mali me çadra

Publikuar: 12/04/2024

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe mandati i saj kanë qenë ditën e djeshme në qendër të vëmendjes së mediave.

Kjo për shkak edhe se ditën e djeshme në seancë plenare, u votua me 72 vota kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes.

Ndërkohë po mbrëmjen e djeshme, Xhaçka duket se nga “gëzimi” i mosdërgimit të çështjes në Kushtetuese nuk ka ditur as vetë se çfarë flet.

Në një intervistë në Top Story, ajo duket se nuk ka një mendim aq të mirë për shqiptarët që jetojnë në malësi apo fshat.

Kjo u kuptua teksa po fliste për investimin strategjik të saj dhe bashkëshortit dhe për ndërtimet në plazh.

Deklarata e saj konsiderohet pa mëdyshje racizëm.

“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrat në plazh kur ti ke një investim të një niveli të caktuar, i cili prodhon ekonomi, turizëm edhe të tjerë.

Kur investimi është i një niveli të tillë për përdorimin e plazhit është vetmja, i vetmi benefit i statusit të asistuar”, u shpreh ajo.



Më të lexuarat