Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, më herët ministre e Mbrojtjes, mbajti një fjalim në Kuvend me nota prekëse.
Xhaçka mallkoi veten dhe bashkëshortin Artan Gaçi, ish deputet i PS, të cilët u shpallën investitorë strategjikë nga qeveria, duke zhvatur 11 mijë m2 prona private dhe publike, për të ndërtuar një resort, prona të cilat janë sekuestruar nga SPAK-u.
“Kurrë mos u bëftë kjo hoteleri, pas baltës që është hedhur. Për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit të hotelit pa pasur plazh fare.
Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare të papërfitueshme nga askush dhe mund të përdoren. T’u thuash njerëzve që ai mori plazhin, kjo është të tallesh me ta.
Duhet të ketë plot nga ata që po dëgjojnë. Pas hatave dhe bëmave që kanë dëgjuar, e kanë të pamundur që të besojnë. Një furtunë në gotën me raki të politikës që çfarë nuk përfituan nga kjo politikë. Sot janë në fazën e heqjes së rakisë”, tha Xhaçka.
Pas fjalës së mbajtur në Kuvend nga Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi, u shpreh se ajo duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.
Gazment Bardhi: Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.
Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.