Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste Olta Xhaçka duke votuar kundër.
Opozita kërkoi që mandati i Xhaçkës të rishqyrtohej nga GjK me pretendimin se bashkëshorti i saj është favorizuar si “investitor strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi në fillim të vitit 2022.”
Ministrja mohoi edhe sot nga foltorja të gjitha akuzat e PD duke theksuar se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë sipas saj nga ata investitorë strategjikë të veçantë.