Mbrëmje magjike në Champions League: Real e City mbyllin me barazim “festivalin” e golave. Arsenal e Bayern “diskutojnë” kualifikimin në Mynih

Sport

Publikuar: 09/04/2024

Mbrëmje magjike në Champions League: Real e City mbyllin me barazim “festivalin” e golave. Arsenal e Bayern “diskutojnë” kualifikimin në Mynih

Spektakël, spektakël dhe vetëm spektakël. Këtë dhuroi “finalja e parakohshme” e UEFA Champions League, me “Galaktikëve” të Real Madrid dhe “Qyetatërve”, të Manchester City, me 14 herë fituesit e UEFA Champions League, që nuk mund të shkonin më shumë se barazimi, 3 me 3, “festivalin” e golave, në “Santiago Bernabeu”, duke mahnitur jo pak të pranishmit.

Për “gjigantët’ e Spanjës, rrugën e rrjetës e gjetën, Eduardo Camavinga, Rodrygo e Federico Valverde, me golat e tyre magjepsës, në minutat 12’, 14’ e 79’-të, ndërsa për të besuarit e Manchester City, Bernardo Silva, në minutën e 2’-të, Phil Foden, në minutën e 66’-të dhe Josko Gvardiol, në minutën e 71’-të shënuan tre “perla”, për “vulosur” gjithçka në barazimin, 3 me 3.

Falë këtij rezultati, tashmë gjithçka për një “biletë” gjysmëfinaleje, të UEFA Champions League do të vendoset mbrëmjen e 16 prillit, me “Qytetarët” e Manchester City, që do të presin në “Etihad Stadium”, “Galaktikët” e Real Madrid, në një sfidë, që gjithashtu pritet të dhurojë spektakël dhe një “lumë” golash, por nuk mund të flasim për emrin e një fituesi, pasi gjithçka do të vendoset në fushën e blertë.

Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë çka dhuruan 90 minutat e lojës, me “Topçinjtë” e Arsenal, që e mbyllën në barazimin, 2 me 2, sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në “mitikun” e Londrës, “Emirates Stadium”.

Nga dy gola për secilën skuadër mjaftuan për të “vulosur” rezultatin, me Bukayo Saka e Leandro Trossard, që shënuan nga një gol, në minutat 12’ e 76’, të sfidës, ndërsa për djemtë e Thomas Tuchel menduan “fantazisti” Serge Gnabry e “bomberi” anglez, Harry Kane, me rrjetat e tyre, të siguruara gjatë pjesës së parë, në minutat 18’ e 32’.

Falë këtij rezultati, tashmë gjithçka për një “biletë” gjysmëfinaleje, të UEFA Champions League do të vendoset mbrëmjen e 16 prillit, me “Baverzët” e Bayern, që do të presin në “Allianz Arena”, të Mynihut, “Topçinjtë” e Mikel Arteta, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspakt e lehtë, për anglezët, të cilët me shumë mundësi mund t’i japin “lamtumirën” kompeticionit.