Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua. Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.
Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arrest shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë. Berishës fillimisht iu caktua masa e detyrimit për t’u paraqitur, por ai refuzoi t’i bindej urdhrit dhe Prokurorisë së Posaçme i lindi e drejta ta ndryshojë masën në arrest shtëpie.