Zjarri “përpin” godinën e bar lulishtja ‘BUTRINTI’ në Sarandë!

Aktualitet

Publikuar: 05/04/2024

Zjarri “përpin” godinën e bar lulishtja ‘BUTRINTI’ në Sarandë!

Godina e bar lulishtes ‘Butrinti’ në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë.

Bari në fjalë ka qenë më herët ish-godina e Këshillit të qytetit. Përpos lokalit, edhe objekte të tjera janë të rrezikuara nga zjarri.