Monika: Veliaj po punon, nuk përfshihet… Meta: Vagabond, t’a dëbojmë dhe të sjellim nënë Lizën

Kryesore

Publikuar: 05/04/2024

Monika: Veliaj po punon, nuk përfshihet… Meta: Vagabond, t’a dëbojmë dhe të sjellim nënë Lizën

Në nëntor të vitit 2018, duke dashur të bëjë një diversion të lodhur, Monika Kryemadhi lavdëroi Erion Veliaj si punëtor që po ndryshonte Tiranën dhe që nuk përfshihej me kriminelë.

“Veliaj nuk është i përfshirë me kriminelë. Përveç teatrit dhe Unazës së madhe që po e detyron Rama, për Veliajn nuk mund të thuash që nuk ka punuar. Erion Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet. Edi Rama është nën presion nga këta kriminelë”, tha Monika Kryemadhi.

Sot, bashkëshorti i Monës, Ilir Meta, pronar i LSI me emër të ndryshuar dhe me dy dosje në SPAK, doli të protestonte kundër Veliaj para Bashkisë së Tiranës.

Ndryshe nga bashkëshortja, Ilir Meta shpërtheu sot ndaj Veliajt duke e quajtur vagabond dhe si vazhdues i politikës kriminale të Edi Ramës.

Protesta e Metës, e ngjashme me mësymjen e tij në selinë e partisë së Sali Shehut, vjen pas arrestimit të tre ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për korrupsion.

Protesta tingëllon kaq ironike pasi Meta u kap me zë dhe figurë me bllokun e pazareve me dorë, duke i shpëtuar më pas ndëshkimit, ndërsa aktualisht është nën hetim për korrupsion.

Në Tiranë dhjetëra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. Opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle. I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj.
Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë. Erdhi ora t’i përzëmë. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt
”, tha Meta.