“Kemi kërkuar kërkesë për informacion në Kryeministri”/ Vokshi: Kemi pyetur dhe ministren Koçiu për koncesionet e 2024

Politikë

Publikuar: 05/04/2024

“Kemi kërkuar kërkesë për informacion në Kryeministri”/ Vokshi: Kemi pyetur dhe ministren Koçiu për koncesionet e 2024

Albana Vokshi, Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka njoftuar se ky komision i është drejtuar me kërkesë për informacion disa institucioneve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesionet.

Nga ana tjetër Vokshi ka thënë se i jemi drejtuar dhe ministres aktuale për Shëndetësinë Albana Koçiu në lidhje me koncesionet e dhëna në vitin 2024. 

Vokshi: Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30.  Kemi mbledhur dokumentacionin për t’ua drejtuar institucioneve.

Shkresa e parë i është dërguar “Kryeministrisë”, më tej KLSH-së ku kemi kërkuar të gjitha llojet e auditimeve bashkë me shkresat shoqëruese për të hartuar raportet e tyre.

I jemi adresuar për procedurën ligjore edhe Ministrisë së Financave, APP dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

I jemi drejtuar ministres Alban Koçiu për fondet që i janë dhënë koncesioneve për çdo vit dhe për muajt e 2024.