KLP përulet para ‘Çetës së Dibrës’: Faleminderit që ekzistoni

Kryesore

Publikuar: 04/04/2024

KLP përulet para ‘Çetës së Dibrës’: Faleminderit që ekzistoni

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani raportoi sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për veprimtarinë e SPAK për vitin 2023.

Kryeprokurori Dumani parashtroi dhjetë problematika shumë serioze, të cilat duhen adresuar sa më parë, pasi cënojnë rëndë pavarësinë e prokurorëve dhe përcaktojnë vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Dumani raportoi edhe rreth arritjeve dhe sfidave, të cilat u pasqyruan gjerësisht në media.

Sipas nenit 149 / a të Kushtetutës, KLP emëron dhe shkarkon prokurorët e SPAK. Kreu i SPAK raporton para KLP. Pra, KLP është një organ mbi SPAK-un.

Gjatë mbledhjes së sotme, anëtarët e KLP, në vend që të adresonin problematikat e parashtruara nga Dumani si dhe të kërkonin llogari për ndonjë prokuror të SPAK-ut që fle prej dy vitesh mbi dosje (siç është rasti i dosjeve të Ilir Metës), apo edhe të tërhiqnin vëmendjen për masa sigurie ekstreme në raport me veprat penale të dyshuara, apo për konsumimin e energjive për dosje korrupsioni për një murë, kanal dhe kec, nisën të nderonin njëri pas tjetrit Altin Dumanin.

Në mbledhje dukej sikur anëtarët e KLP po raportonin para Dumanit dhe jo Dumani para anëtarëve të KLP.

Kreu i SPAK, i cili në rrethet politike, mediatike dhe diplomatike ka nisur të njihet edhe si ‘Çeta e Dibrës’, dukej në siklet nga lumi i falenderimeve dhe elozheve të anëtarëve të KLP, të cilët në çdo fjali shprehnin inferoritetin, por edhe reflektonin makthin e fshehur se mos ndonjë ditë do të binin në duart e Dumanit.

Shumica e anëtarëve të KLP ishin kaq të impresionuar saqë ishin gati të ngriheshin për t’i puthur duart Dumanit apo të shkreheshin në vaj kur ai fliste.

Disa nga gazetarët mbetën me gojëhapur nga servilizmi i anëtarëve të KLP-së ndaj Dumanit, ndërsa të tjerë me vështirësi mbanin të qeshurën.

Në fund mungoi vetëm ceremonia e nëshkrimit të vasalitetit të KLP ndaj SPAK-ut.

Për më shumë, për Çetën e Dibrës, mund të lexoni: