‘Dritë jeshile’ për amnistinë penale, gjendet dakordësia! Falen edhe të korruptuarit, me përjashtim të politikanëve

Kryesore

Publikuar: 04/04/2024

‘Dritë jeshile’ për amnistinë penale, gjendet dakordësia! Falen edhe të korruptuarit, me përjashtim të politikanëve

Pas disa muajsh e mbetur peng në Kuvend, palët duket se kanë gjetur dakordësinë për miratimin e amnistisë penale.

Ditën e sotme pritet që të marrë dritën jeshile, pasi Gazment Bardhi deklaroi votën pro, ndërsa paraqiti edhe 3 propozimet e Rithemelimit.

Bardhi kërkon faljen e të gjithë protestuesve si dhe përjashtimi nga amnistia i zyrtarëve të lartë të dënuar nga GJKKO.

3 propozimet e Rithemelimit

1.Propozim që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

2. Propozim për përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

3. Propozim për një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi

Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.