SPAK ka hedhur poshtë pretendimet e Belind Këlliçit dhe të linjës Berisha-Meta se hetimet për të ashtuquajturën dosje ‘5 D’, kanë nisur në bazë të një kallëzimi të bërë nga Këlliçi, i cili humbi me 60 mijë vota vitin e kaluar përballë Erion Veliaj.
Në njoftimin e SPAK për lëshimin e 9 urdhër-arresteve, mes të cilëve edhe për dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla, theksohet se hetimet kanë nisur kryesisht në 27 prill 2023, me sa duket se investigimet mediatike (procedimi nr. 75).
Më pas SPAK ka regjistruar procedimin nr. 123 në bazë të kallëzimit të Belind Këlliçit. SPAK ka bashkuar dy procedimet në procedimin nr. 75.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75, datë 27.04.2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258/2 dhe 259/2, të Kodit Penal. Po kështu, Prokuroria e Posaçme mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga shtetasi Belind Këlliçi, ka rregjistruar procedimin penal nr.121, datë 23.05.2023. Të dy procedimet penale janë bashkuar në një procedim penal të vetëm, të numërtuar me nr.75 viti 2023“, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Ndërkaq, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, për të cilin ka një hetim kryeisht për pastrim parash, ‘po rreh gjoksin’ si zbuluesi dhe denoncuesi i skmës së pretenduar korruptive ‘5 D’.