Gërdeci/ Mihal Delijorgji u paraqit në gjyq, nuk pranoi të dëshmonte!

Aktualitet

Publikuar: 27/03/2024

Gërdeci/ Mihal Delijorgji u paraqit në gjyq, nuk pranoi të dëshmonte!

Ish administratori i Albademil Mihal Deliorgji ishte personi i vetëm që u paraqit ditën e sotme në procesin “Gërdeci”, por nuk preferoi të dëshmonte.

Avokatët e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkuan që dëshmitë e dhëna nga Deliorgji, si person në hetim dhe si i pandehur, të bëhen pjesë e fashikullit të gjykimit, kërkesë që u pranua nga GJKKO.

Dëshmitë janë bërë përkatësisht me 17 mars të 2008 dhe më 21 qershor të 2008.Nga ana tjetër, ish sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë Anjola Agolli, Luan Hoxha dhe Denis Hajdari nuk u paraqitën në seancë për të disatën herë, ndërsa gjykata përsëriti sërish thirrjen e tyre.

Për Denis Hajdarin, Prokuroria e Posaçme kërkoi që te bëhet shoqërimi i detyrueshëm i tij, pasi ka marrë dijeni për seancën.

E pyetur nga mbrojtja e Mediut, GJKKO vendosi të lë të pandryshuar mënyrën e marrjes në pyetje të përfaqësuesve te kompanisë amerikanë SAC, që sipas gjykatës do të behet me letërporosi dhe jo me video konferencë.

Seanca e radhës u caktua më datë 9 prill në orën 09.00.