Denoncimi / Përvetësohen pronat e banorëve në Tale 2 Lezhë, plan për resorte nga disa oligarkë, zpatime, falsifikime dhe ndërhyrje kriminale

Krim & Korrupsion

Publikuar: 27/03/2024

Denoncimi / Përvetësohen pronat e banorëve në Tale 2 Lezhë, plan për resorte nga disa oligarkë, zpatime, falsifikime dhe ndërhyrje kriminale

Disa banorë të fshatit Tale 2 në Lezhë kanë denoncuar tjetërsimin e pronave të trashëguar, përmes falsifikimeve, veprimeve arbitrare, zaptimeve, ndërhyrjeve dhe marifeteve, pra përmes një skeme me natyrë kriminale.

Sipas denoncimit adresuar Prapaskenës, dy-tre familje të këtij fshati kanë zaptuar 200 hektarë toka private dhe publike në Tale 2 deri në bregun e detit.

Si dorë e parë e kësaj grabitje të pretenduar denoncohet Nik Lulaj, ish kryetar komune dhe ish kryeplak i fshatit.

Zef Lulaj, banor në Tale 2, pretendon se Nik Lulaj ka përvetësuar rreth 200 ha prona, duke i kaluar në emrin e të afërmve të tij.

Unë Zef Luaj dua të denoncoj një skemë grabitje të pronave në Tale 2, Komuna Shënkoll, Lezhë. Ish kryetari i komunës Nik Luaj ka pervetsuar rreth 2 000 dynym tokë, duke e kaluar në emrin e Llesh Lulajt dhe të vëllezërve të tij. Disa nga personat që na janë grabitur pronat janë unë Zef Lulaj, Fran Lulaj, Mark Lulaj, Pal Lulaj, Agustin Lulaj dhe Agustin Koleci. Kërkojmë nga organet e drejtësisë të hapin letrat e përvetësimit të pronave në Tale 2“.

Prapaskena mëson se janë përvetësuar sipërfaqe të mëdha pronash publike dhe private, përfshirë edhe disa prona të ushtrisë me tapi false.

Në disa dosje penale, nga vetë përvetësuesit deklarohet se nuk kanë dokumente për pronat e zaptuara.

Personat në emrin e të cilëve kanë kaluar pronat, po ndihmohen nga një oligark mediatik në Tiranë, për të legalizuar tjetërsimin, përmes ndërhyrjeve, presioneve dhe ryshfetit, me qëllim blerjen e kësaj toke, për të ndërtuar një resort dhe vila. Vijon…