Vezir Gjikoka, juristi i ASHK-së me dy dosje, një në SPAK e një në Vlorë. I pandehur dhe për rastin e kompleksit “Ambel Beach”

Kryesore

Publikuar: 24/03/2024

Vezir Gjikoka, juristi i ASHK-së me dy dosje, një në SPAK e një në Vlorë. I pandehur dhe për rastin e kompleksit “Ambel Beach”

Vezir Gjikoka, një nga 5 personat e proceduar nga SPAK në dosjen e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, rezulton të jetë proceduar edhe marrë i pandehur në një dosje tjetër penale, siç është ajo e tjetërsimit të pronave në zonën e Perivollos në Dhërmi.

Gjikoka me detyrë ish-Jurist i Hipotekës së Vlorës rezulton të jetë përfshirë në veprime arbitrare jo vetëm tek çështja e tjetërsimit të 5512 m2, por edhe tek rasti i tjetërsimit të një sipërfqe prej 1430 m2 në zonën e Perivollos, mbi të cilën është ndërtuar kompleksi turistik “Ambel Beach”.

Për këtë rast prokuroria e Vlorës ka ngritur akuzë penale ndaj Vezir Gjikokës dhe disa zyrtarëve të tjerë përfshirë përfituesin e pronës, Helidon Gjikoka. Ky rast aktualisht është në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës.

Vezir Gjikoka është kushëriri i Helidon Gjikokës, përfituesit të pasurisë prej 1430 metra, bizë bregut të detit “Jon” në Dhërmi.

Ndërsa për rastin e dytë Vezir Gjikoka është marë nën hetim së bashku me kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goron, Jerasimo Bashin, Bilbil Aliaj dhe Stavri Mëhillin./Ora news