500 mijë euro në banesë/ Gjykata dënon me 2.6 vite burg Alda Klosin, 7 vite për sanitaren e saj! Rozeta Dobi kërkoi mëshirë: Paratë mi dha vetë

Aktualitet

Publikuar: 19/03/2024

500 mijë euro në banesë/ Gjykata dënon me 2.6 vite burg Alda Klosin, 7 vite për sanitaren e saj! Rozeta Dobi kërkoi mëshirë: Paratë mi dha vetë

Gjykata e Tiranës dënoi me 2.6 vite burg ish shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 7 vit burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. 5 vite burg u dha për Havier Dobin.

Përfundimisht me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Klosi do të kryejë 20 muaj burg, Rozeta Dobi do të kryejë 4 vite e 8 muaj burg ndërsa Havier Dobi do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe më pas vetë ish zyrtares Alda Klosi.

Në seancën gjyqësore që u mbajt në gjykatën e Tiranës Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur.

“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”

Klosi kërkon pafajësi
Vetë Alda Klosi nuk ishte e pranishme por u mbrojt nga avokati i cili kërkoi pafajësi sepse e pandehura Alda Klosi është krye familjare ka një vajze dhe një djalë të mitur  dhe po ashtu ka probleme shëndetësore Gjithashtu kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim.
Kush eshte Alda Klosi ?!
Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare.