SPAK merr në dorë ‘Gërdecin e Lushnjes’, fakte që çojnë Bujar Çelën në burg, dyshime edhe për pastrim parash. A do shpëtojë Eriselda Sefa?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 18/03/2024

SPAK merr në dorë ‘Gërdecin e Lushnjes’, fakte që çojnë Bujar Çelën në burg, dyshime edhe për pastrim parash. A do shpëtojë Eriselda Sefa?

Dosjen e shpërthimit me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, e njohur tashmë si dosja e Gërdecit të Lushnjes, e ka marrë në dorë SPAK-u.

Menjëherë pas administrimit të dosjes, SPAK ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Siç dihet, ‘ustallarët’ e aferave ndikojnë lehtësisht te prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme, siç kanë bërë ka 30 vite, herë me lidhje, herë miqësi, ndere dhe para.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Pra, Gjyakta e Fierit është tallur me dosjen e Gërdecit të Lushnjes, në bashkëpunim me Prokurorinë.

SPAK pritet të ngrejë disa akuza dhe të kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Bujar Çela, i cili dyshohet paraprakisht për disa vepra penale si “shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrim të pronës nga pakujdesia”.

Por, SPAK, nëse ka vullnet, gjë që e deri më sot e ka treguar se ka, mund të zbulojë një skemë të mirëfillt korrupsioni.

Leja është dhënë kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, 19 shtator të vitit të shkuar.

Si ka mundësi që firmoset një leje për ndërtim nën linjën e tensionit të lartë? Në një zonë me rrezik, zonë të ndaluar?

A janë zbatuar kriteret për të dhënë lejen për ngritjen e kapanonit apo janë shkelur me ndërhyrjen e Bujar Çelës?

A do hetohet praktika e dhënies së lejes?

Prapaskena mëson se bashkëshortja e deputetit Bujar Çela, Anila Çela, punon në Bashkinë e Lushnjes dhe se komandon edhe kryetaren Eriselda Sefën.

A i ka bërë letrat në bashki Anila Çela për lejen e ndërtimit për biznesin e familjes së saj, në kundërshtim me ligjin?

Ka dyshime se shpërthimi ka ndodhur gjatë saldimit në kapanon.

Por, ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç nga babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, të cilët humbën jetën në biznesin e Bujar Çelës.

Nëse këto dy pista konfirmohen, cili është roli i inspektoriatit të punës dhe inspektoriatit teknik?

Po trualli ku po ngrihej kapanoni çfarë historiku ka? Si e ka përfituar Buajr Çela? E ksihte blerë këtë truall apo e ka grabitur duke përdorur mandatin e deputetit?

Ndërkaq, ngritja e kapanoneve për biznese është një investim me vlerë dhjetëra mijëra euro.

Në ILDKPI, deputeti Bujar Çela dhe gruaja e tij drejtoreshë në Bashkinë e Lushnjës, kanë deklaruar të ardhura minimale, ndërsa sipërfaqja 1900 m2 e zaptuar prej tij për ndërtim kapanoni, është pronë shtetërore e kufizuar si zonë e ndaluar me rrezikshmëri nga linja e tensionit të lartë.

Për kapanonin e ri, deputeti Bujar Çela, sipas kontratës datë 27 nëntor 2023, ka paguar 180 milionë lekë për punimet dhe 70 milionë lekë për materialet ndërtimore, përveç pagesës së dy viktimave e 13 punëtorëve të tjerë ilegalë që kishte çuar te kapanoni.

Ku i gjeti këto para Bujar Çela?

A e ka deklaruar Bujar Çela këtë investim në ILDKPKI dhe cili është burimi?

Nisur nga këto fakte dhe rrethana, krijohen dyshime të arsyeshme se shpërthimi në Lushinje është produkt i parave të pista, ndikimeve të paligjshme, shpërdorimit të detyrës, falsifikeve dhe korrupsionit.