Bardhi padi shtesë në SPAK për çështjen e McGonigal: Rama u përfshi në marrëdhënie korruptive me ish-zyrtarin e FBI-së

Politikë

Publikuar: 18/03/2024

Bardhi padi shtesë në SPAK për çështjen e McGonigal: Rama u përfshi në marrëdhënie korruptive me ish-zyrtarin e FBI-së

Deputeti Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK, një shtesë padie lidhur me ish-agjentit e FBI-së Charles Mc. Gonigal, i dënuar “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Bardhi në cilësinë e tij si kallëzues, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive.

‘Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal lidhur me çështjen Edi Rama – McGonigal, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive.