Krimi i organizuar kërcënon familjen e prokurorit të SPAK-ut. Dumani: Jemi të përgatitur për çdo situatë

Kryesore

Publikuar: 15/03/2024

Krimi i organizuar kërcënon familjen e prokurorit të SPAK-ut. Dumani: Jemi të përgatitur për çdo situatë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, ku një prokuror i SPAK është kërcënuar nga familja.

Dumani ka theksuar se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prej prokurorëve, por pa nxjerr emrin.

Ai ka theksuar se kërcënimi nuk ka ardhur nga politika, por nga krimi i organizuar. Po ashtu ka theksuar se ata janë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata.

Altin Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika.Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë.

Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit r kemi zgjedhur vetë këtë detyre.