E denoncoi Prapaskena, SPAK arreston kreun e ARRSH Evis Berberi. Gjatë kontrollit i gjetën 1 milionë euro?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/03/2024

E denoncoi Prapaskena, SPAK arreston kreun e ARRSH Evis Berberi. Gjatë kontrollit i gjetën 1 milionë euro?

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë me urdhër të SPAK.

Berberi është arrestuar për korrupsion me tenderat e rrugëve dhe pastrim parash.

Para arrestimit agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën edhe një herë banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Një burim tha se gjatë kontrollit të parë dhe të befasishëm, Berberit i kanë gjetur 1 milionë euro cash.

Theksojmë për publikun se për herë të parë faktet për pastrimin e parave nga Evis Berberi janë publikuar nga Prapaskena, vitin e kaluar.

Artikujt e publikuar nga Prapaskena