Socialistët kanë gati draftin për ndryshimin e ligjit zgjedhor.Burime bëjnë me dije se ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi paraqitën draftin për secilin rekomandim, mes të cilave dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe votimi me postë i emigrantëve.
Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga administrata e KQZ duke u përzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ. Një prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV. Kurse Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të përbëhet nga pesë anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ. E njëjta skemë si me monitoruesit është edhe për Grupet e Numerimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emeruar nga Komisioneri i KQZ nga trupa e trainuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnje te drejtë vendimarrje. Për t’I dhënë zgjidhje njëherë e mirë depolitizimit, PS kërkon që trupa e komisionerëve zgjedhore të krijohet nga perzgjedhja mes radhëve të administratës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjesit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe ccdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trainimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ. Për punonjësit publik trajnimi propozohet të jetë i detyrueshëm dhe të bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë. Për përzgjedhjen e komisionerëve, propozohet që të bëhet me short nga lista e atyre që janë të trajnuar.