Zbulohet një tjetër bazë që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, me armë zjarri dhe me municion luftarak.
Si rezultat i operacioni, në Sukth, u zbulua një bazë, ku mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.
Sekuestrohen kallashnikov, granatë, dylbi snajperi, krehër arme dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Vihet në pranga pronari i banesës, i cili i kishte fshehur armët në vende të ndryshme nëpër shtëpi, ku vihet re se kallashnikovin e kishte vendosur në një sënduk të vjetër e municionet në një makinë qepëse.
Nga hetimet ka rezultuar se dy bazat kriminale të zbuluara ditët e fundit në Durrës kanë lidhje me njëra-tjetrën.Pasi dolën të dhëna dhe indicie nga hetimi i parë u arrit në zbulimin e bazës në banesën e Sukthit.
Baza e armatimeve që u zbulua sot në Sukth, dyshohet se i përket grupit kriminal të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi’.