Arrestohet nipi i kryehajdutit të FSHF-së Armand Duka, me armë dhe kokainë, lidhje me mafiozin Faruk Ozer, pritet të blejë sërish prokurorin e çështjes

Krim & Korrupsion

Publikuar: 10/03/2024

Arrestohet nipi i kryehajdutit të FSHF-së Armand Duka, me armë dhe kokainë, lidhje me mafiozin Faruk Ozer, pritet të blejë sërish prokurorin e çështjes

Edevaldo Haxhiu dhe Azemvllasi Elezi u vendosën në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kapën me armë zjarri pistoetë, krehër e muncion luftarak si dhe me kokainë.

Në rrugën Frang Bardhi në kryeqytet, focat e posaçme Shqiponja ndaluan automjetin që drejtohej nga 39-vjeçari Edevaldo Haxhiu, ku gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, shërbimet policore gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Edevaldo Haxhiu është person i njohur për policinë, pasi ishte personi që ndihmoi bosin turk të kriptovalutave Faruk Fatih Ozer, themelues i Thodex, të fshihej në Shipëri.

Haxhiu është nipi i Armand Dukës, kryehajdutit të futbollit shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, post të cilin e ka përdorur për të kanalizuar miliona euro të futbollit drejt kompanive ku është vetë aksioner.

Duket e çuditshme se si SPAK nuk ka hapur ende një dosje për Armand Dukën, i cili as nuk ka tentuar të kamuflojë vjedhjen e parave të futbollit, por ka përvetësuar dhe po gllabëron miliona euro me kontrata korruptive dhe tranksaksione mes FSHF që drejton vetë dhe disa kompanive ku është po vetë aksioner.

Ndërkaq, Edevaldo Haxhiu ishte personi që nuk pranoi t’i jepte information policisë për vendodhejn e Ozer, i cili u arratis nga turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij.

Ky i fundit u arrestua në Palasë të Himarës, së bashku me Edevaldo Haxhiun, që u akuzua se e ndihmohnte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Por, Edevaldo Haxhiu doli shumë shpejt nga burgu për të vijuar aktivitetin kriminal, duke korruptuar prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes.

Edhe këtë herë, Haxhiu pritet të dalë për disa javë.

Nga ana tjetër, kontrolle pati edhe në Marqinet, ku shërbimet e policisë ndaluan automjetin e shtetitasit me inicile MM. Ky i fundit tentoi të largohej me shpejtësi, ku pasagjeri Azemvllasi Elezi hodhi një armë zjarri pistoletë në tokë, në mënyrë që të mos gjendej nga policia.

Dy armët e zjarrit me krëhra e municion luftarak, së bashku me lëndën e dyshuar narkotike kokainë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë vijojnë hetimet nga organi i akuzuës për të dy personat.