Intesa Sanpaolo denoncohet për zhvatje pasurie me kredi false, gjyqe të fshehta dhe overdrafte për persona që nuk jetojnë, interesa të larta dhe luks për kupolën me kokën në offshore

Krim & Korrupsion

Publikuar: 08/03/2024

Intesa Sanpaolo denoncohet për zhvatje pasurie me kredi false, gjyqe të fshehta dhe overdrafte për persona që nuk jetojnë, interesa të larta dhe luks për kupolën me kokën në offshore

Banka Intesa Sanpaolo, e përfshirë në skandale në Itali dhe e lakuar për pastrim parash në offshore, denoncohet për zhvatje pasurie në Shqipëri, përmes skemave dhe manovrave me kreditë.

E njohur për lidhjet e saj me politikanë në kërkim nga SPAK-u për pastrim parash, me gjyqtarë të korruptuar dhe familje me dosje penale në SPAK, për episode të dyshuara pastrimi parash dhe për lëvirim kredish të dyshuara si fiktive në funksion të pastrimit të parave, Banka Intesa Sanpaolo denoncohet për zhvatje me anë të marifeteve me kreditë, gjyqe të fshehta dhe shoqëri përmbarimore.

Në denoncim pretendohet se Banka Intesa Sanpaolo synon t’u përvetësojë pronën e trashëguar përmes disa veprimeve të paligjshme dhe të dënueshme, duke kaluar qëllimisht në listën e zezë kredi tê shlyera rregullisht, duke aktivizuar overdraf në emër të personave që nuk jetojnë etj.

Denoncimi i detajuar krijon dyshime të forta për implikimin e kupolës së Intesa San Paolo Bank, e skeduar për implikim në pastrimin e parave të rusëve të dyshimtë në Tiranë, mashtrimin financiar për shitjen e diamantëve, duke zhvatur mbi 100 persona, mes të cilëve edhe shumë figura të njohura në Itali, si këngëtari i njohur Vasco Rossi, Diana Bracco, prezantuessja televizive, Federica Panicucci si dhe artistja Simona Tagli.

Drejtori i Intesa San Paolo Bank në Itali dhe 70 zyrtarë janë vënë nën hetim nga
Prokuroria Italiane për mashtrim të rënduar dhe pastrim parash.

Ndërkaq, në Shqipëri, Intesa San Paolo Bank vijon aktivitetin grabiqar pa i hyrë gjemb në këmbë falë lidhjeve klienteliste me Bankën e Shqipërisë, lidhje me kupolën politike të korruptuar të Tiranës dhe kapjes së strukturave të tjera ligjzbatuese.

Drejtori i Intesa Sanpaolo në Shqipëri është Alessandro D’Oria, i cili ka zëvëndësuar Silvio Pedrazzi. Pas Alessandro D’Oria qëndron Mauro Rossi, i cili ka autorizuar për të vepruar Markeljan Rriska. Pronarët realë të bakës e kanë fshehur kokën në offshore.

Kupola drejtuese e Intesa Sanpaolo në Shqipëri përbëjet nga Alessandro D’Oria, Mauro Ross, Antonio Bragho, Božo Prka, Beata Kissne Foldi ,Gabriele Gherardi, Konrad Kozik dhe Amina Carnabuci.

Më tej vijnë drejtuesit e departamenteve
Patrick Bianco, Alessandro Grillo, Orjola Pasko, Albina Mançka, Alketa Lamçe, Julian Çela, Suela Voko, Ledia Plaku dhe Ediola Biçaku.

Kupola drejtuese noton në luks, rroga të larta dhe bonuse, ndërsa nga ana tjetër zhvat pasuritë e qytetarëve.

Denoncimi

Ju shkruajmë lidhur me një ankesë për Intesa San Paolo Bank, e cila daton prej viti 2007 e në vijim, si një kalvar i gjatë e i mundimshëm vuajtjesh dhe përpjekjesh nga ana jonë për të gjetur zgjidhje. Por sa më shumë jemi përpjekur, aq më thellë kemi hyrë në marifetin e lojrave të pandershme të Intesa San Paolo Bank dhe punonjësve të saj.

Shkurtimisht po ju parashtoj situatën time:
Im at, i ndjeri J. P. ka lidhur pranë ISP dy kontrata, specifikisht si mëposhtë:
-Kontrata me numër 2772, për kredi hipotekore lidhur më datë 28/5/2007
-Kontata me numër 1444, për paradhënie bankare datë 26/04/2010
Kredimarrësi i të dyja kontratave të mësipërme Z. J. P. ka ndërruar jetë më 26/01/2011.(Deri në këtë datë vlen të theksoj se kurrë nuk ka patur asnjë problematikë me shlyerjen e detyrimeve përkatëse për të dyja kontratat).

Për herë të parë zyrtarisht si trashëgimtare ligjore e rradhës së parë të të ndjerit, vihemi në dijeni unë dhe motra ime nga Shoqëria Përmbarimore me shkresë nr 1202, datë 22/09/2014, për detyrimet që rridhnin nga këto kredi të tim eti, rreth 3 vite e më shumë nga humbja e jetës së tij.

Gjithashtu nga shkresa e mësipërme u informuam që gjatë vitit 2013 banka ka zhvilluar një gjyq në Shkallën e parë të Gjykatës Tiranë, pa prezencën tonë, dhe njoftimin e palës tonë, edhe pse ka qënë shumë e thjeshtë kontakti me të dyja ne, pasi unë dhe ime motër kemi një kontratë kredie korrekte pranë bankës.

Ne çdo muaj kemi shlyer detyrimet me përpikmëri që prej ditës kur jemi bërë pjesë e kësaj marrëdhënie kontraktuale.

Kjo më bën të kuptoj që ka qënë në interes të bankës të mos na njoftonte në kohë reale, si për detyrimin, si trashëgimtare të tim eti, ashtu edhe për gjyqin, me qëllim që të rriteshin kamat vonesat dhe gjobat derisa të bëhej e pamundur nga ana jonë shlyerja e detyrimit ndaj bankës.

Ndërkohë kjo e fundit të kishte mundësinë, lirisht të ekzekutonte kolateralin, i cili ka një vlerë shumë herë më të lartë se shuma e marrë kredi nga im atë.

Dhe çudirat e këtij institucioni nuk kanë të sosur.

Gjyqi të cilin i referohem më sipër gjatë 2013 i takon vetëm Kontratës së Paradhënies, është zhvilluar vetëm për këtë, dhe i thirrur në këtë seancë ishte im atë i vdekur, si i paditur Z.J. P.

Si mund të jetë prezent në gjyq një person i ndjerë?

Çështja e dytë e cila nuk nuk bën sens, pasi im atë që pas vdekjes nuk është paguar më me pagë dhe overdraft, edhe pse kontrata ka qënë 1-vjeçare, ka vazhduar është rinovuar automatikisht dhe pas vdekjes. Kjo gjë nuk ka kuptim duke parë në sistem që paga e zotërisë nuk i kishte kaluar, por kjo është bërë qëllimisht për tu ngarkuar me gjoba e kamata.

Gjithashtu banka në komunikimet e saj i referohet një letre dore, të një personi dashamirës i yni, për të na ndihmuar kur babai ndërroi jetë. Ku ai disa muaj më pas ka derdhur një shumë në bankë dhe duke u referuar që ai do të ishte përgjegjës për shlyerjen e detyrimeve.

Në padije nga ana jonë, kjo letër dore, (nga bisedat e mëvonëshme me punonjës të Instesa San Paolo), është marrë si shlyerje detyrimi nga ana e tyre, për komunikim zyrtar me ne lidhur me çështjen, por si mund të pushoj e drejta e informimit për kaq shumë vite dhe të dërgohet menjëherë shkresë përmbarimore vetëm se një person me deshirën e mirë, pa qenë as trashëgimtare dhe as i lidhur juridikisht me ne, të merret për bazë nga ky institucion. Patjetër për interes të tyre.

Në vitin 2015 vendosemi ne si trashëgmitare të ligjshme dhe sipas detyrimeve që na ishin vënë në kurriz pa njoftim për të dy kontratat, të padisnim Intesa San Paolo Bank në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku dhe dalim fitues nga ky proces.

Më tej banka e kalon në Apel, dhe çuditërisht avokati ynë nuk na njofton për seancën, nuk paraqitet, dhe as na njofton për vendimin e marrë në mungesë.

Veprim ky që të lë të dyshojmë, pasi avokati i zgjedhur ndoshta gabimisht nga ne është “shitur” tek Intesa San Paolo Bank, dhe për shkak të njohjeve që kishte me ta.

Pas 2015 kemi patur komunikime të herëpashershme me ISP, duke kërkuar përulësisht të merrnim përsipër pagesën e pricipalit të mbetur të kredisë së tim eti të ndjerë, po ashtu dhe të ovërdraftit. Por gjithmonë na është kthyer përgjigjia që duhej paguar e plotë, bashkë me gjoba e penalitete që prej humbjes së jetës së tij.

Gjë që e bënte akoma më të vështirë për ne dhe të padrejtë, duke qënë se nuk ishim në djeni të këtij detyrimi.

Madje kemi kërkuar një kredi nga ana e tyre për të paguar këtë kredi të babait tonë, por ISP e ka refuzuar duke mos na i dhënë. Në pamundësi për ta marrë në bankë tjetër, pasi në sistemin bankar për shkak të kësaj situate kemi qënë konsideruar si kredimarrës të këqinj me rrisk të lartë.

Profesionalisht ne jemi dy zonja, mjeke, që punojmë prej vitesh me korrektese maksimale, por gabimi ynë ka qënë që gjatë këtij kalvari vuajtesh 13 vjeçarë, nuk kemi ngritur kurrë zërin në instancat e duhura, për të marrë zgjidhje të problematikës sonë, por jemi përpjekur me dashamirësi e përulësi ta bëjmë me të mirë vet.

Pranë bankës herë pas here kemi kërkuar përse polica e sigurimit të jetës së babait tonë nuk është aktivizuar kurrë me vdekjen e tij. Apo banka nuk ka patur interes?

Ne dijeninë tonë është detyrim pasja e një polici jete për çdo kredi hipotekore, ashtu si edhe një policie sigurimi prone.

Nga banka kemi marrë përgjigje zyrtare rreth një javë më parë që im atë s’ka patur kurrë dy siguracione të tilla, shumë e turpshme dhe në kundërshtim me procedurat bazike të një institucioni financiar.

Lidhur me sa mësiper jam e gatshme të dorëzoj të gjithë dokumentacionin që disponoj, ku mbështes ankesën time, dhe akuzat e mia ndaj një institucioni financiar dashakeqes dhe i prirur drejt përfitimeve në kurriz të personave të ndershëm e në nevojë.

Akoma më keq në kurriz të të ndjerëve, siç është rasti i tim eti. Është për të ardhur keq që sot 13 vite më pas, unë dhe motra ime jemi akoma në pikënisje, me një institucion financiar i cili me pa të drejtë kërkon të na ekzekutoj pronën e vetme të trashëguar nga babai ynë, si interes i saj primar i përfituar me mashtrime të nëepasnjëshme.

Duke shpresuar për një reflektim serioz nga ana juaj, po e mbyll këtë ankesë, besimplotë që e drejta e kërkuar nga familja jonë të shkojë në vend.